Kroacia rrezikon të ngjallë tensionet etnike, nuk do përfshijë serbët në qeverisje
Kroacia mund të ringjallë tensionet e vjetra etnike në rajonin e Ballkanit, si pasojë e mungesës së partive, të cilat përfaqësojnë minoritetin serb në qeverinë e re kroate.
Vendimi për të mos përfshirë serbët në qeverisje ka ardhur si rezultat i presionit të partisë së djathtë radikale Lëvizja për Atdheun, e cila do të formojë qeverinë me konservatorët në pushtet të drejtuar nga Kryeministri aktual, Andrej Plenkoviç, citon Associated Press.
Bashkimi Demokratik Kroat dhe Lëvizja për Atdheun ranë dakord për krijimin e koalicionit qeverisës, pasi Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), e cila ka qenë dominuese në vitet e fundit në Kroaci nuk mund të qeverisë dot e vetme. Zyrtarët partisë në pushtet thanë se qeveria e re, që do të drejtohet për një mandat të tretë radhazi nga kryeministri Andrej Plenkoviç, do të miratohet në parlament, javën e ardhshme.
Lëvizja për Atdheun, ose PD, është një parti relativisht e re politike e përbërë kryesisht nga nacionalistë radikalë dhe konservatorë socialë që kishin lënë HDZ-në e qendrës së djathtë. Partia drejtohet nga kryetari i linjës së ashpër të qytetit lindor të Vukovarit, i cili u shkatërrua gjatë luftës së Kroacisë për pavarësi të vitit 1991, pasi u nda nga ish-Jugosllavia.
Për herë të parë në vite, qeveria e Kroacisë nuk do të përfshijë një parti që përfaqëson minoritetin serb, sepse PD kundërshtoi përfshirjen e tyre, gjë që ka nxitur disa shqetësime rreth tensioneve etnike që rrjedhin nga konflikti në vitet 1990.
Zyrtarët nga partia në pushtet sugjeruan që qeveria e re, e udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviç për një mandat të tretë, mund të marrë miratimin parlamentar që në fillim të javës së ardhshme.
Plenkoviç kandidon edhe në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Ai kryeson listën e partisë së tij për Parlamentin Evropian, duke ndezur zërat për dëshirën e tij për t’u rikthyer në Bruksel, ku shërbeu si eurodeputet midis 2013 dhe 2016.
Vendi u bashkua me BE-në në vitin 2013 dhe hyri në zonën e udhëtimit pa pasaporta të Evropës dhe në eurozonë vitin e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lëkundje tërmeti në Kroaci, sa ishte magnituda
- Nxënësi në një shkollë në Kroaci kërcënon klasën, i gjenden armë në banesë
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 18:16 Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë