U lirua një ditë më parë, SPAK apelon vendimin e GJKKO për Arbën Lenën
Prokuroria e Posaçme ka apeluar brenda një kohe rekord lirimin e kreut të Dhomës së Avokatisë në Korçë Arben Lena nga qelia në masën arrest në shtëpi.
Prokurori i Posaçëm Elvin Gokaj kundërshton vendimin e gjyqtarit të Shkallës së Parë Erion Çela, duke dërguar çështjen sërish në Apel.
Arben Lena u arrestua në janar të këtij viti nën akuzën për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm tek personat që ushtrojnë funksione publike”.
Sipas SPAK, në këmbim të pesë mijë eurove, avokati premtoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj shtetasit Bledar Koçizi, i cili ishte arrestuar për trafikim të emigrantëve.
Për të mos e mbajtur në burg, Korçizi ka premtuar një pagesë prej 5 mijë euro ndaj kreut të Dhomës së Avokatisë në mënyrë që ky i fundit të ndikonte tek gjykata dhe prokurorët.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.