Bino: S’ka panik për AstraZeneca, efektet anësore shfaqen 5-30 ditë nga aplikimi

10 Maj 2024 | 16:18

Shqipëria nuk ka regjistruar asnjë rast të mpiksjes së gjakut pas injektimit të vaksinës AstraZeneca përgjatë vitit 2021. Në një deklaratë për mediat Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino, deklaroi se nuk ka vend për panik.

Kjo vaksinë është përdor në vendin tonë deri në dhjetor të viti 2021. Janë përdorur me biliona doza dhe është një efekt i rallë që shfaqet 5 deri në 30 ditë. Pra kush ka bërë AstraZenenka nuk ka pse shqetësohet”,- Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive.

Shqipëria ka nisur vaksinimin me AstraZeneca në mars të vitit 2021.

 “ Janë administruar 538 mijë doza 50 mijë Astra e prodhuar be indi pjesa tjetër ka ardhur nga Suedia. Pjesa më e madhe është administruar tek personat mbi 50 vjeç dhe tek mësuesit dhe pedagogët…78% e dozave Janë përdor  në Shqipëri”,- Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive.

Bino siguroi se të gjithë personat që kanë kryer vaksinat anticovid në Shqipëri janë monitoruar me kujdes nga specialistët për 45 ditë dhe janë vërejtur vetëm efekt anësore të lehta.

Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë kompani Astra Zeneca njoftoi se tërhoqi gjithë sasinë e mbetur të vaksinës. Ky vendim erdhi pasi kompania pranoi në dokumentet e gjykatës se ilaçi mund të shkaktojë mpiksje të rrallë gjaku, ndërkohë që në njoftimin zyrtar ata pohuan se ky është një veprim komercial.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026