Ish-strategu i Trump drejt burgut, refuzoi komisionin hetimor të 6 Janarit
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka konfirmuar dënimin e strategut të ish-presidentit Donald Trump, Steve Bannon. Vendimi mund ta dërgojë 70-vjeçarin në burg, pas vitesh të tëra procesesh.
Banon u dënua në vitin 2022 për përbuzje të Kongresit me refuzimin e dëshmisë në komisionin e posaçëm që po hetonte kryengritjen e 6 janarit.
Avokati i Bannon deklaroi se do të bëjë një apel të ri në emër të klientit të tij, duke shtuar se në lojë janë një seri çështjesh të rëndësishme kushtetuese.
Bannon u dënua me 4 muaj burg dhe u urdhërua të paguajë një gjobë prej 6 mijë e 500 dollarësh.
Por deri më sot këshilltari i ish-presidentit, që ka mohuar çdo shkelje, ka mundur të qëndrojë jashtë burgut teksa ka sfiduar dënimin.
Avokatët e Bannon e kanë cilësuar çështjen si të motivuar politikisht dhe kanë deklaruar se ai ishte përpjekur të negocionte dhe jo të injoronte thirrjen e komisionit të 6 janarit.
Por me një vendim unanim, Gjykata Federale e Apelit të Uashingtonit e hodhi poshtë argumentin. Për pasojë, Bannon i mbeten 7 ditë për të dorëzuar apelin tjetër.
Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë
OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë
Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen
- 15:33 Berisha reagon pas protestës pranë Parlamentit: Policia ushtroi dhunë ndaj qytetarëve, të lirohen të shoqëruarit
- 15:15 Furgoni me pasagjerë del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës, dy të vdekur nga aksidenti tragjik
- 15:09 “Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen
- 14:51 Shembet ndërtesa 4-katëshe në Athinë, dyshohet për disa persona të bllokuar
- 14:40 “Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave
- 14:26 “Turp, turp”/ Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të shoqëruarve