Presidenti Bajram Begaj i jep titullin “Mjeshtër i Madh” Nikoll Lesit

11 Maj 2024 | 16:27

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, i ka akorduar titullin “Mjeshtër i madh”, themeluesit dhe botuesit të gazetës Koha Jonë, Nikoll Lesi.

Kreu i shteti, cilësoi se ky titull i jepet Lesit në shenjë mirënjohje, si botuesi pioner, që themeloi median e parë të shkruar në Shqipëri.

“Të nderuar të pranishëm! Jemi këtu sot për t’i dorëzuar titullin “Mjeshtër i Madh” gazetarit, drejtuesit dhe botuesit të suksesshëm, Nikollë Lesi. Ky titull i firmosur nga unë disa muaj më parë, nuk u tërhoq nga zoti Lesi. Përmes një modestie të pashëmbullt, ai kërkoi që titullin ta tërhiqte në 33-vjetorin e gazetës “Koha Jonë”, pikërisht më 11 maj. Siç m’u shpreh,- ky titull shkon për kontributin, pasionin, profesionalizmin e të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe punuar me të. Ata kanë ruajtur e kanë marrë me vete nga ajo kohë idealizmin dhe pasionin, pasi në çdo kohë këto janë vlera që duhet të shoqërojnë profesionalizmin dhe paanësinë në thënien e së vërtetës.Vetëm kështu ata kanë arritur të jenë faktorë, influencues të opinionit publik dhe të meritojnë të qenurit Pushteti i Katërt. Gëzuar 33 vjetorin Koha Jonë! Gëzuar Nikollë Lesi”, tha Presidenti Begaj në ceremoni.

Për Nikoll Lesin, ky titull i cili vjen në ditën e 33 vjetorit të  gazetës “Koha jonë” shkon për të gjithë ata gaztetarë e bashkëpuntorë që u bënë pjesë e misionit për fjalën e lirë.

“Më lejoni zoti president i Republikës, t’iu falënderoj për këtë nderim të veçantë. Ky titull shkon për kontributin, pasionin, profesionalizmin, sakrificat dhe idealizmin e gjithsecilit prej atyre që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi mediatik”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ceremonia e këtij titulli u finalizua me trokitjen e gotave, për t’u pasuar edhe me bisedat miqësore mes të ftuarve, miqve, kolegëve, gazetarë e bashkëpunotorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 22-të e protestës, disa qytetarë me çadra plazhi prej mëngjesit para Kryeministrisë (VIDEO)

Kjo e diel shënon ditën e 22-të të protestës në Tiranë, ndërsa ndryshe nga ditët e tjera, disa prej tyre mengjesi i gjeti aty pasi...
12:55 | 21/06/2026

Banorët shembin rrethimin në Kakome (VIDEO)

Banorë të Nivicës, Shën Vasilit, pronarë të tokave në Kakome, të mbërritur nga qytete të ndryshme të vendit dhe emigrantë kanë protestuar këtë të diel...
12:53 | 21/06/2026

Dalin pamjet e incidentit, një vajzë me maskë shkul flamurin e Izraelit te ambasada në Tiranë

Këto janë pamjet e momenteve kur një vajzë e maskuar ka shkulur flamurin e Izraelit në Ambasadën e këtij shteti në Tiranë gjatë orarit kur...
12:05 | 21/06/2026