E qëlloi me plumb në kofshë pas debatit të çasit, identifikohet autori në Shkodër
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtune në lagjen “Salo Halili” në Shkodër.
Sipas informacioneve paraprake i plagosur mbeti 24-vjeçari Jaser Osmani, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
24-vjeçari u qëllua në afërsi të banesës së tij pas një konflikti për motive të dobëta me një tjetër person.
Policia bën me dije se ka identifikuar autorin, i cili është një 46-vjeçar me inicialet G.M.
Pas konfliktit të çastit, 46-vjeçari ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur me një plumb në kofshë.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit
“Policia identifikon dhe vijon punën për kapjen e autorit të plagosjes së 24-vjeçarit.
Falë veprimeve të shpejta në vendngjarje, grupi hetimor ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi G. M., pas një konflikti të çastit me shtetasin J. O., e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e 46-vjeçarit”, thueht në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin
- 22:20 Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë
- 22:05 Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
- 22:01 Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini
- 21:40 Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu