Luftime të ashpra në Kharkiv, Rusia pretendon për avancim: Morëm 5 fshatra
Luftime të ashpra shpërthyen të shtunën për kontrollin e disa fshatrave ukrainase pranë kufirit me Rusinë, mes përpjekjesh të ushtrisë ruse për të dëshmuar forcë në rajonin verilindor të Kharkivit.
Rusia thotë se trupat e saj kanë avancuar, ndërkohë që Nazar Voloshyn, një zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës në lindje, këmbëngul se trupat e Moskës nuk kanë avancuar në ato fshatra.
“Armiku është i përmbajtur në zonën gri dhe nuk po zgjerohet,” tha ai në një intervistë televizive, sipas Kyiv Independent.
Guvernatori i rajonit të Kharkiv tha se luftimet e ashpra po vazhdojnë ende.
“Deri tani armiku vazhdon të ushtrojë presion në veri të rajonit tonë. Forcat tona kanë zmbrapsur nëntë sulme”, njoftoi guvernatori Oleh Syniehubov në një konferencë për shtyp.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkivit.
Megjithatë zoti Syniehubov tha se përleshjet po vazhdojnë në të pesë fshatrat që ndodhen brenda një zone rreth pesë kilometra larg kufirit rus.
Ushtria ukrainase tha se ishin dërguar përforcime në rajon për të ndihmuar në stabilizimin e pozicioneve si dhe për të kufizuar përparimin e Rusisë, pas fillimit të një ajo ofensive të re të Moskës të premten.
Syniehubov tha se autoritetet rajonale kishin evakuuar më shumë se 2,500 persona nga zonat kufitare dhe se ky proces po vazhdon.
Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 16:10 Pothuajse një e katërta e votuesve në Evropë mbështesin partitë e ekstremit të djathtë
- 16:06 Trump: Irani i ka informuar SHBA-të se nuk do të sulmojë anijet në Ngushticën e Hormuzit
- 15:43 Përkeqësimi i ekonomisë, biznesi u rrit vetëm me 1.1% në vitin 2025
- 15:37 Prodhimi bujqësor arrin në 9,7 milionë tonë, shtohen perimet, bien drithërat dhe frutat
- 15:37 Vila legjendare e Berlusconit në Sardenjë blihet për 350 milionë euro nga dinastia Al Thani (FOTO)
- 15:27 SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar