1.8 mld euro për transformimin e ushtrisë shqiptare, fuqia e saj në Ballkan
Në emisionin Money në Euronews Albania u analizuan këtë të shtunë zhvillimet gjeopolitike dhe investimet që pritet të bëhen për forcat e Armatosura.
Militarizimi i Shqipërisë do të kalojë nëpër një rrugë 10-vjeçare. Ai nis këtë vit me 480 mln euro, që pëbëjnë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe arrin në vitin 2033, me 730 mln euro, duke mos rënë në asnjë vit, nën 2% të PBB-së. Dhe për një dekadë, transformimi do të kushtojë 1.8 mld euro.
Koloneli Ardian Lilo u shpreh për Money: “Strategjia ushtarake parashikon që ne do të kemi ndryshime në kapacitete dhe investime në infrastrukturë. Deri tani mbrojtja ka qenë nën ombrellën e NATO-s, ndërkohë që vetë fuqitë më të mëdha të NATO-s po investojnë fuqishëm. Në këtë kuadër, strategjia ushtarake, parashikon që të zhvillohen kapacitete jo vetëm në kuadër të aleancës, por edhe kapacitete që do t’i shërbejnë vendit për të garantuar mbrojtjen kombëtare deri në aktivizimin e nenit 5”.
Eksperi i marrëdhënieve ndërkombëtare Ledion Krisafi tha se investimi në një afat 10-vjeçar mund të bëjë që shtete të tjera të jenë më përara në armatosje se ne nëse ndodh një konflikt.
“Në fund të vitit të kaluar në Shqipëri ka ardhur një gjeneral i NATO-s dhe në një takim me Ministrinë e Mbrojtjes ka thënë që Shqipëria duhet të armatoset dhe ideja e rijetëzimit të industrisë së armatimve lidhet pikërisht me riarmatosjen. Por në përgjithësi strategjia është e mirë. Duke qenë se shtrihet në një periudhë 10 vjecare të tjerë mund të jenë shumë më para se ne”.
Në rajonin tonë, fuqi e parë ushtarake është Serbia, e cila ruan vendin e 56 në botë, dhe pas saj jemi ne, në listën që mbyllet nga Kosova në vendin 135-të. Nëse do të shohim në përballje mjetesh e personeli; flota jonë është disa herë më e vogël se ajo që ka Serbia, e cila shihet si faktor kërcënimi dhe destabiliteti për Ballkanin, e veçnaërisht për Kosovën.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta