Fuqia e ushtrisë shqiptare në rang botëror

11 Maj 2024 | 19:59

Ushtria shqiptare nuk ka ndonjë fuqi domethënëse në rang global. Për të gjithë treguesit, që nga burimet njerëzore, e deri tek armatimi, gjeografia dhe paratë që investohen, ne renditemi në vendin e 90-të në botë, ngjashëm me shtete si Zambia, Irlanda e Hondurasi. Por, ajo që na jep fuqi, edhe pse me numra modestë, është prania në Aleancën Atlantike të Veriut.

“Ushtria shqiptare ka 30 vite që është lënë krejtësisht pas dore, në bazën e Kuçovës e kishim si diçka të jashtëzakonshme, por në krahasim me bazën e Kuçovës në kohën e komunizmit është diçka modeste. Por Shqipëria ka nevojë të ketë një ushtri më të përgatitur se kaq, mbi te gjitha dhe brenda NATO-s. Ka nevojë të shkojë tek minimumi  2%  i GDP brenda NATO-s. Megjithëse Shqipëria rrezikun nuk e ka duhet të jetë dinjitoze me ushtrinë e saj aq modeste sa mund të jetë”, thotë Ledion Krisafi, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

FUQIA USHTARAKE NË RAJON, ARMATIMET QË KEMI

Në rajonin tonë, fuqi e parë ushtarake është Serbia, e cila ruan vendin e 56 në botë, dhe pas saj jemi ne, në listën që mbyllet nga Kosova në vendin 135-të.  Nëse do të shohim në përballje mjetesh e personeli; flota jonë është disa herë më e vogël se ajo që ka Serbia, e cila shihet si faktor kërcënimi dhe destabiliteti për Ballkanin, e veçanërisht për Kosovën.

“Nuk mund të flas për pushim klasik, por flas për destabilitet, pasi siç e shohim ekuilibrat globalë po lëvizin me shpejtësi. Në rajon kanë ardhur disa herë sinjale nga Moska, nga Bosnja, nga Serbia”, shprehet Krisafi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026