Kandidatët problematikë, Braho: Përgjegjësi politike në radhë të parë, diferencën duhet ta bëjnë votuesit

31 Mars 2021 | 09:28

Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi dje Ambasadës Amerikane informacione shtesë lidhur kandidatin për deputet, Tom Doshi. Për këtë të fundit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar disa herë të mos jetë pjesë e listave. Përveç tij, prokuroria po verifikon edhe  27 kandidatë të tjerë. Fillimisht informacion është kërkuar nga institucionet vendase ndërsa për raste të caktuara pritet të dërgohen edhe letër-porosi në shtete të ndryshme. Vetë kandidatëve që po verifikohen do t’u kërkohet marrja e gjurmëve të gishtave.

Ledio Braho, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha për Euronews Albania se megjithëse se ligji për dekriminalizmin është i qartë në rastet kur jemi në kushtet e dyshimeve për kandidatë të caktuar, janë votuesit që duhet ta bëjnë diferencën duke mos i votuar këta individë.

Sipas tij, partitë politike kanë në dorë një mekanizëm dhe mund të kërkojnë informacion në çdo kohë për emrat që kanë vendosur të kandidojnë për deputetë, ndaj kjo është përgjegjësi politike në radhë të parë.

Jo më kot tha z. Braho, ambasadorja e SHBA vazhdimisht u ka bërë thirrje subjekteve politike që të mos kandidojnë persona problematikë dhe me rekorde kriminale, në mënyrë që të shmanget që në fillim kjo pjesë e të mos shkohet më tej deri në mosdhënien e mandatit apo heqjen e tij për persona që pas verifikimit të institucioneve përkatëse do të rezultojnë problematikë.

“Është qartësisht çështje vullneti, mekanizmat janë të tillë që në çdo moment partitë kanë të drejtë që t’i drejtohen institucioneve në çdo kohë për të kryer verifikime për këta persona”, tha z. Braho.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026