Arbëreshja nga Argjentina: Si u zhvendos familja nga Italia drejt Amerikës Latine
Arbëreshja nga Argjentina Angela Calima në një intervistë për emisionin ‘Profil’ të Greta Topjana në Euronews Albania ka treguar se si u zhvendos familja e saj nga Italia drejt Amerikës Latine.
Ajo theksoi se babai i saj u largua që në moshën 15-vjeç ndërsa tregoi dhe emocionet që përjetoi kur erdhi për herë të parë në Shqipëri.
“Babai im ka lindur në provincën e Kozencës por 15-vjeç është larguar drejt Argjentinës me prindërit e tij, për shkak se i frikësoheshin luftës. Ai ka lënë pas këtë vend të bukur për Argjentinën, por pas 60 vitesh unë e risolla babin për herë të parë në Kalabri ku kemi kaluar ditë të bukura. Babai im ka vizituar për herë të parë dhe Shqipërinë.
Kur pa Shqipërinë, u emocionua shumë sepse njerëzit ishin shumë të dashur dhe mikëpritës dhe u ndje si në vendin e vet. Unë kam vizituar dhe Krujën dhe kam blerë këtë varësen me shqiponjë por nuk kisha shumë informacion se çfarë kuptimi kishte. Mora vesh që kjo varëse simbolizon mençurinë forcën dhe progresin dhe ëkshtu vendosa ta marrë me vete”-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha