Sinani: Rruga Tetovë-Prizren një ndër priorittet e qeverisë së re në RMV

12 Maj 2024 | 17:16

Eksperti Arsim Sinani në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, u shpreh se prioritet i qeverisë së Maqedonisë së Veriut është ndërtimi i rrugës Prizren-Tetovë.

Sipas tij kjo do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik, duke shtuar se beson se do të jetë një qeveri mjaft e përpiktë.

“Ajo që është e qartë është se shqiptarët do ta kenë kryetarin e parlamentit të Maqedonisë. Inagurimi i sotëm i presidentes do të thotë se është shumë e qartë që shqiptarët duhet të kenë kryetarin e parlamentit. Është biseduar për parimet  kryesore që do të duhet t’i ketë qeverisja. Më duhet ta konfirmojë që rruga Tetovë-Prizren do të jetë një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

Ky është një lajm që mund të ndihmoj në zhvillimin ekonomik. Besoj se do kemi një qeveri mjaft të përpiktë dhe me një program qeveritar”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026