Merret në mbrojtje Ritvan Sukaj, prokurori i çështjes së Ardian Çapjas

31 Mars 2021 | 10:44

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar kërkesën për mbrojtje të prokurorit të Elbasanit, Ritvan Sukaj.

Ky i fundit është prokuror i çështjes ndaj Ardjan Capjes dhe nipit të tij Florenc Çapjas, të dyshuar si porositësit e vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012.

Ardian Çapja u vu në pranga dy ditë më parë në kuadër të operacionit Krasta 2021, ndërsa në kërkim u shpall nipi i tij, Florenc Çapja.

Dosja e vrasjes se Gentian e Nezir Beqirit u rikthye për hetim në dhjetor të 2020 nga Gjykata e Elbasanit, e cila e ngarkoi me detyrë prokurorinë për marrjen në pyetje të disa personave në dijeni të ngjarjes së 2012.

Ardian Çapja është person me precedent penal dhe në 8 qershor të vitit 2020 iu bë atentat me snajper nga Kodër-Krasta, ku 53-vjeçari arriti të shpëtojë.

Lexoni gjithashtu:

Nën akuzë për vrasje, arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja

Ardian Çapja përfundon në spital një ditë pas arrestimit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026