Vrasja e policit në Fier, Balla: Autori të dorëzohet! Të ngulitet në mendjen e…

13 Maj 2024 | 17:39

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë ditës së sotme në Fier, ku u vra një efektiv i Forcave Shqiponja, Novruz Cenalia.

Përmes një deklarate për mediat, Balla i bëri thirrje autorit të dyshuar të krimit dhe familjarëve të tij që ai të dorëzohet.

Balla tha gjithashtu se do të bëjnë çdo përpjekje për të ngulitur në mendjen e çdokujt që nuk duhet ngritur dora ndaj asnjë punonjësi të Policisë.

“Është në detyrën e Policisë së Shtetit që të bëjë sa më shpejt të jetë e mundur zbardhjen e ngjarjeve kriminale. Në rastin që ju referoheni në Fier, dua të shpreh dhimbjen që ndiej për humbjen e jetës së një punonjësi të Policisë dhe nxis punonjësit e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin sa më shpejt të autorit.

Do bëjmë gjithçka që në këtë vend të ngulitet mirë në mendjen e kujtdo që është e papranueshme që të ngesh dorën ndaj një punonjësi të Policisë e më rëndë se kaq të përdorësh armën ndaj një polici. Nuk dua të hyj në interpretimin e informacioneve paraprake, por gjithësesi përgjegjësia që bie mbi Policinë është pjesa për identifikimin e mënjëhershëm të autorëve.

Kam besim që Forca Kombëtare e Sigurisë, forcat RENEA dhe të gjitha forcat e Policisë që janë në këtë proces kërkimi, do konkludojnë dhe këtu dua t’i bëj një thirrje familjarëve dhe personit mbi të cilin rëndon akuza, të dorëzohet”, tha Balla.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026

Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
13:30 | 04/06/2026

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026