Muzeu i polifonisë në Gjirokastër/ Tërheqës për turistët, pjesë e guidave turistike
Muzeu i Polifonisë i çelur në Gjirokastër po tërheq interesimin e turistëve vendas dhe të huaj, të cilët në këto ditë pranvere vizitojnë qytetin e gurtë.
I nxitur si një inisiativë private tashmë ky muze ka zënë vend në guidat turistike duke u kthyer në një pikë të preferuar për vizitorët e apasionuar të këngës isopolifonike shqiptare, vlerë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
“Ndjej shumë emocion teksa shikoj turistët që vijnë, interesin që kanë, kërshërinë për të ditur për isopolifoninë, për këtë vlerë të Shqipërisë dhe jo vetëm të qytetit të Gjirokastrës apo të Jugut të Shqipërisë, shikoj interesin e tyre për të lexuar çdo informacion, detaj për të ditur çdo gjë si këndohet, si ka lindur, si trashgëgohet nëpër breza”-tha Olsa Miloti, kuratore.
Në mjediset e muzeut të vendosura në një galeri të gurtë përcillet një informacion i pasur për historikun, vlerat e këngës ispolifonike, korifejtë e saj në vite, transmetimin tek brezat e rinj etj.
”Përveç informacioneve që janë sigurisht me profesionistë të kësaj fushe ne kemi menduar edhe një ekran në të cilin ka dokumentarë për isopolifoninë, ka një rubrikë për instrumentat e muzikës popullore, ka një librari të pasur me grupet e isopolifonisë të gjithë Shqipërisë sidomos pjesës së jugut dhe një rubrike në të cilën mund të fillosh të mësosh pak vetë isopolifoni”-shtoi Miloti.
Tërheqëse për vizitorët e Muzeut të Polifonisë është se krahas informacionit që marrin, praktikojnë dhe hedhin hapat e parë për mënyrën e interpretimit të këngës polifonike.
“Është diçka shumë e veçantë se mendoj që është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore, është diçka që na përket neve si komb dhe mua gjithmonë më ka pëlqyer dhe sesi zhvillohet si muzikë, instrumentat e veçantë, njerëzit që e këndojnë.”
“Nuk kemi mjaftueshëm informacion kështu që duke njohur më shumë traditën , duke njohur më shumë veglat popullore isopolifoninë normalisht na fut edhe ne në disa ndoshta dimensione pak më ndryshe të cilat janë edhe më tërheqëse”
Tashmë folklori, etnografia vlerat e traditës në përgjithësi janë kthyer në pika të forta për zhvillimin e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj në Gjirokastër.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit