Luftime të ashpra në Kharkiv: Thyen forcat ukrainase, avancon Rusia

14 Maj 2024 | 10:36

Pjesët perëndimore dhe veriore të Vovchansk në rajonin Kharkhiv të Ukrainës kanë rënë nën kontrollin e forcave ruse, raporton agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

Ushtria e Ukrainës ka thënë se situata në qytetin Vovchansk është nën kontroll, por është dashur të tërhiqet në pozicione të reja pranë fshatit Lukyantsi për shkak të sulmeve të rënda ajrore.

Luftimet po vazhdojnë në rrugët e qytetit, raporton TASS.

Qyteti i sulmuar i Vovchansk, në verilindje të Ukrainës, është vendi ku trupat e Kievit janë tërhequr në beteja intensive me ushtrinë ruse.

Rusia nisi një sulm masiv përgjatë kufirit verilindor të Ukrainës në rajonin e Kharkiv.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të shtunën se forcat e saj kishin marrë pesë fshatra kufitare në rajonin e Kharkivit.

Drejtuesi i ushtrisë ukrainase, Oleksander Syrskyi tha të dielën se forcat ukrainase po bënin gjithçka të mundshme për të mbajtur vijën e frontit.

“Njësitë e Forcave Mbrojtëse janë angazhuar në luftime të ashpra për të zmbrapsur përpjekjet e pushtuesve rusë për të çarë vijën mbrojtëse dhe i kanë ndalur ata”, shkruajti zoti Syrskyi në rrjetin Telegram.

“Situata është e vështirë, por Forcat Mbrojtëse të Ukrainës po bëjnë gjithçka për të mbajtur pozicionet mbrojtëse dhe për t’i shkaktuar dëm armikut”, shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Iranianët “janë varfëruar”, teksa lufta po e shkatërron ekonominë

Masud është detyruar që të shesë pajisjet shtëpiake në mënyrë që të mbijetojë në mes të krizës së thellë ekonomike në Iran. Fushata bombarduese e...
22:20 | 04/06/2026

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

Tridhjetë e shtatë vjet kanë kaluar që nga nata midis 3 dhe 4 qershorit 1989, kur Ushtria Çlirimtare Popullore Kineze mori urdhër të qëllonte mbi...
22:01 | 04/06/2026

Putin propozon zgjidhje për ngërçin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, ja çfarë ofron ai

Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur në një çështje qendrore, programin bërthamor të Iranit. Teherani po refuzon...
21:22 | 04/06/2026