Inspektoriatet, Rama: Jo gjobë bizneseve në vizitën e parë

14 Maj 2024 | 16:03

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme i pranishëm në eventin për reformën e inspektimeve.

Në fjalën e tij, Rama tha se duhet të krijojmë bazën për të çelur një fazë të re për ndryshimin dhe qasjen e figurës së inspektorit.

Ai tha se do të vendosin një parim, që mos të vendosin gjobë që në vizitën e parë të inspektoriatit tek bizneset.

“Të krijojmë bazën për të çelur një fazë të re në këtë dejtim duke ndryshuar qasjen dhe përmbajtjen në të gjithë kornizën e shtetit të figurës së inspektorit. Do t ëvendosim një parim të ri, jo gjobë në vizitën e parë, kjo do e bëjë të pamundurën shfaqjen në befasi të inspektorit  te dera dhe vendosjen e një gjobe ose mosvendosjen e saj në bazë  të marrëveshjes së heshtur por konkrete mes inspektorëve dhe biznesit. Nuk është biznesi për ti shërbyer shtetit është shteti që duhet t’i shërbejë biznesit”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA

Turqia ka shprehur interes për t’u bashkuar me Sistemin Evropian të Pagesave SEPA, me qëllim lehtësimin e transaksioneve financiare ndërkufitare me Bashkimin Evropian. Deklarata u...
14:55 | 01/07/2026

Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka vendosur të mos i heqë mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke vlerësuar se në këtë...
14:10 | 01/07/2026

Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin e 12 korrikut 2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, e cila dënoi me burgim...
14:02 | 01/07/2026