Ish-avokati i Trump në Gjykatë: Kam shkelur busullën time morale duke punuar për të

14 Maj 2024 | 20:08

Ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është mbajtur seanca gjyqësore për çështjen ku është përfshirë ish-presidenti Donald Trump.

Sipas mediave të huaja, prokurorja Susan Hoffinger ka pyetur ish-avokatin e Trump, Michael Cohen nëse është penduar për lidhjen e tij me ish-presidentin.

“Më vjen keq që kam bërë gjëra për të, që nuk duhet t’i bëja,” ka thënë ai.

“Gënjeshtra, ngacmim i njerëzve për të realizuar qëllimin”, shtoi ai më tej.

“Nuk pendohem që punova për Organizatën Trump, siç u shpreha më parë, [ato ishin] disa kohë shumë interesante, të shkëlqyera”, tha më tej Cohen.

“Por, për të mbajtur besnikërinë dhe për të bërë gjërat që ai më kishte kërkuar, shkela busullën time morale dhe vuajta dënimin”, shtoi Cohen.

“Ky është dështimi im”, përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lituania me kryeministër të ri, Mindaugas Sinkevicius merr drejtimin e qeverisë

Sinkevicius, një politikan komunal me shërbim të gjatë nga qyteti Jonava i Lituanisë qendrore, është Socialdemokrati i tretë që shërben si kryeministër që kur partia...
14:20 | 30/06/2026

OKB: Epidemia e Ebolës mund t’i kushtojë Afrikës deri në 3.6 miliardë dollarë

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se shpërthimi aktual i Ebolës mund t’i kushtojë ekonomisë afrikane deri në 3.6 miliardë dollarë dhe të shkatërrojë qindra mijëra...
13:22 | 30/06/2026

Plani i shpenzimeve të qeverisë, kryeministri britanik premton 15 miliardë paund shtesë për mbrojtjen

Kryeministri britanik Keir Starmer ka njoftuar një financim shtesë prej 15 miliardë paundësh për mbrojtjen, në prag të publikimit të planit shumëvjeçar të shpenzimeve të...
13:06 | 30/06/2026