“Do mbyll luftën brenda natës”- Nesho: Pse pëlqehet Trump, është i drejtpërdrejtë
Diplomati Agim Nesho është shprehur se ka një dallim të madh mes presidentit aktual të SHBA-ve, Joe Biden dhe ish-Presidentit Donald Trump, të cilët do të garojnë në nëntor.
Komentet Nesho i bëri në emisionin “Barometri” në Euronews Albania, ku komentoi gjetjet e sondazhit për pëlqyeshmërinë e liderëve.
Nesho tha se ndryshe nga Biden që është shumë institucional, Trump është i drejtpërdrejtë në mesazhet e tij dhe beson se çdo situatë konfliktuale në botë mund të negociohet.
Ai tha gjithashtu se Trump ka premtuar se mund të mbyllë luftën në Ukrainë brenda një nate dhe kjo sipas tij është diçka që u intereson amerikanëve, pasi janë të trembur nga një luftë bërthamore që mund të ndodhë.
“Njëri është institucional, që është Biden. Një njeri me eksperiencë të gjatë. Mbi 40 vite senator. Nga ana tjetër është një biznesmen, që e quan politikën pjesë të një arti për të komunikuar me popullin. Është tepër direkt në mesazhet e tij. Mbron edhe është i përkushtuar të arrijë rezultatet që ka premtuar përpara.
E gjithë mënyra tjetër e administrimit është anti-establishment. Do t’i prishë të gjitha gjërat. Është i paparashikueshëm në vendimet e tij. Dhe së dyti është që është mënyra menaxheriale e tranzaksionale që i quan. President tranzaksional e kanë quajtur në Amerikë, i cili çdo moment të ngjarjeve në botë, thotë se nuk ka asnjë moment që mund të mos negociohet apo rinegociohet, me pikëpamjen dhe këndvështrimin e një biznesmeni.
Është çështja që Trump u siguron paqe. Atë që thotë se unë luftën në Ukrainë e mbyll brenda një nate. Përpara rrezikut atomik, përpara kësaj situate të papritur. Krijimit të një sistemi tjetër politik që Lavrov me të drejtë tha se jemi në prag të përplasjes së dy sistemeve botërore. Këta mendojnë se ky është personi që mund të bëjë zgjidhjen për t’i shpëtuar nga lufta. Nuk mendojnë se çfarë mund të humbë Perëndimi”, tha Nesho.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë