Ministria ruse e Mbrojtjes: Shkatërruam 10 raketa me rreze të gjatë të Ukrainës
Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se forcat e saj ajrore shkatërruan 10 raketa me rreze të gjatë veprimi, të njohura si ATACMS, që ushtria ukrainase lëshoi gjatë natës në Krime.
Sipas mediave të huaja, Ministria nuk tha nëse ka pasur ndonjë dëm, por guvernatori i instaluar nga Rusia i portit të Krimesë të Sevastopolit tha se mbeturinat e raketave ranë në një zonë banimi.
‘Sipas informacioneve të para, askush nuk u lëndua’, tha guvernatori Mikhail Razvozhayev në Telegram.
Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina 10 vjet më pare, në një lëvizje të dënuar gjerësisht nga aleatët perëndimorë të Kievit.
Kujtojmë se Rusia ka thënë shpesh, pa dhënë prova, se Ukraina kishte filluar të përdorte ATACMS të furnizuar nga SHBA.
Dje, një zyrtar amerikan tha se ATACMS dhe interceptorët e mbrojtjes ajrore të miratuara nga Joe Biden më 24 prill, tashmë po arrinin te forcat ukrainase.
LEXONI GJITHASHTU:
Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti
SHBA-ja dhe Irani pritet të rifillojnë bisedimet në Doha
- 14:31 Tragjedi në Tajlandë, 11-vjeçari drejton një kamionçinë drejt budistëve në një pelegrinazh, vriten 8 murgj
- 14:29 Kryetari i Kuvendit reagon pas protestës: Dhuna ndaj policisë dhe deputetëve është e papranueshme
- 14:26 Lituania shfuqizon dispozitën kushtetuese që ndalon armët bërthamore
- 14:22 Të shtëna me armë në qendër të Podujevës, 3 të plagosur
- 14:22 Kallas: Bosnja të përshpejtojë reformat për në BE, mundësia mund të mos jetë e hapur gjithmonë
- 14:18 Turqia prezanton qendrën e saj të re ushtarake, çfarë synon projekti