90 milionë euro Shqipërisë, KE: 90 mln të tjera pas plotësimit të kushteve për mirëqeverisje
Komisioni Evropian ka disbursuar sot ndihmën prej 90 milionë eurosh për Shqipërinë për të luftuar pasojat e pandemisë.
Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca dhe është pjesë e programit të ndihmës financiare për të gjithë rajonin në vlerën prej 3 miliardë eurosh. Vendimi u shoqërua me një Memorandum Mirëkuptimi që përcakton edhe kushtet që duhen plotësuar për të përfituar edhe këstin e dytë prej 90 milion eurosh. Këto kushte lidhen me përmirësimin e qeverisjes sa i përket mbrojtjes sociale.
Ambasadori Soreca përmes një postimi në Twitter shprehet se ndihma është demonstrim i fortë dhe konkret i solidaritetit të BE-së me Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në këtë kohë krize.
“Shuma e parë prej 90 milionë eurosh do të disbursohet për të ndihmuar në përballimin e pasoja negative të pandemisë në ekonomi dhe në ndihmë të kategorive në nevojë.
Një shumë tjetër prej 90 mln eurosh pritet të disbursohet më vonë gjatë vitit 2021. Ky program është një tjetër tregues i fortë i solidaritet të Bashkimit Evropian me qytetarët shqiptarë në këtë kohë krize të paprecedentë”, shkruan në Twitter ambasadori Soreca.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania