Përcillet sot në banesën e fundit, kolegët nderojnë policin që u vra në Fier (VIDEO)
Efektivi i forcave ‘Shqiponja’, 28-vjeçari Novruz Cenalia, i cili u vra dy ditë më parë në Fier nga 23-vjeçari Azgan Mërnica, do të përcillet ditën e sotme për në banesën e fundit.
Në hollin e Teatrit Bylis në Fier është vendosur arkmorti me trupin e pa jetë të efektivit të policisë, ku do të kryhen homazhe nga familjarë, kolegë, qytetarë dhe autoritetet, për ti dhënë lamtumirën e fundit.
Më pas arkmorti me trupin e tij do të përcillet në banesën e fundit, në varrezat e fshatit Baltëz.
Efektivi i policise Novruz Cenalia u vra dy ditë më parë në fshatin Baltëz pas një konflikti të çastit me 23 vjecarin Azgan Mernica, i cili pas kryerjes së kesaj vrasjeje është ende në arrati.
Prej dy ditësh forcat e Policisë, forcat speciale dhe RENEA kanë vijuar kërkimet për gjetjen e autorit, duke u shtrirë në disa qytete të jugut të vendit.
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.