Formula 1, Italia rrezikon të humbasë një garë

15 Maj 2024 | 14:04

Historia dhe tradita nuk mjaftojnë që një pistë të jetë pjesë e kalendarit të Formula 1. Alarmin e ngre Stefano Domenicali duke thënë se Italia rrezikon të humbasë një garë nga viti 2026. Drejtori i Përgjithshëm i Formula 1 foli për shtypin vendas duke kërkuar më shumë burime financiare të investuara në sportin e shpejtësisë.

Që Imola dhe Monza të sigurojnë kontrata të reja duhet që shteti italian të investojë në infrastrukturë. Konkurenca është e madhe pasi në këtë moment ka shumë vende nga Lindja e largët, SHBA dhe vetë Evropa që janë gati të futen në kalendar. Madridi ka demonstruar që është gati të investojë për dicka të tillë.

Domenicali konfirmoi se drejtuesit e garës në Monza do të zhvillojnë një takim të rëndësishëm për të ardhmen me përfaqësues të qeverisë në Apenine. Cdo vend që nuk ka dëshirë të investojë dhe bashkëpunojë në terma afatgjatë, rrezikon të humbasë garën e mbyll Domenicali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën

Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
17:10 | 18/04/2025

Norris fitoi garën, Mclaren, titullin

Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
16:35 | 08/12/2024

Norris në pole, Mclaren drejt titullit

I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
16:48 | 07/12/2024