Plagoset me armë zjarri kryeministri sllovak

15 Maj 2024 | 15:21

Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur, sipas raporteve të mediave lokale, shkruan BBC.

Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe sulmuesi i tij i dyshuar është ndaluar nga policia.

Handlova është rreth 180 km në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

Fico, një politikan pro-rus që fitoi një mandat të tretë si kryeministër sllovak tetorin e kaluar, ka fajësuar “nazistët dhe fashistët ukrainas” për provokimin e Presidentit Vladimir Putin për të nisur pushtimin e Ukrainës, duke përsëritur narrativën e rreme që Putin ka përdorur për të justifikuar luftën e tij.

Ndërsa ishte në opozitë, Fico u bë një aleat i ngushtë i kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, veçanërisht kur bëhej fjalë për kritikat ndaj Bashkimit Evropian.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026