Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi efektivin e Shqiponjave

15 Maj 2024 | 22:26

Është vetëdorëzuar në polici 23-vjeçari Azgan Mernica, i cili ekzekutoi me armë zjarri, efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia.

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë.

Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit.

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes për t’u vetëdorëzuar këtë mbrëmje edhe pse policia ishte vënë në kërkim të tij prej disa orësh.

Kujtojmë se pak orë më parë, daja dhe halla e 23-vjeçari në një intervistë ekskluzive për Euroneës Albania, i bën thirrje nipit që të vetëdorëzohet.

Ndërsa burime bëjnë me dije se vetë babai i autorit të vrasjes ka qenë në kërkim të të birit së bashku me forcat RENEA dhe FNSH.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026