‘TIMS’/ Dëshmia e Ballës me dyer të mbyllura ndërpritet, shtyhet për një ditë tjetër

15 Maj 2024 | 22:48

Dëshmia e Ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” është ndërprerë.

Kryetari i komisionit Ervin Salianji, pasi ka dalë nga mbledhja në një deklaratë për mediat tha se socialistët nuk pranuan që të vijonte mbledhja pasi sipas tij tha ai kanë frikë të përballen me të vërtetën.

“Mbledhja nuk është mbyllur, provojë të ikësh, do përfundosh si ai tjetri aty poshtë do shkosh për ndjeje penale si shokët e tu. Ishit të gjithë me media të hapur si PS kërkoi që mbledhja të zhvillohet me deputetët të pa pajisur me certifikatë sigurie por të jetë e mbyllur për arsye të informacionit konfidencial, tani thonë ta shtyjnë sepse s’kanë certifikatë sigurie. Unë nuk marr përsipër të shkel ligjin që PS të mbulojë diçka që ka për të mbuluar.

Tani u bojkotua për momentin nga PS. Dëshmitarë po presin në radhë për të dëshmuar”-tha ai.

Sakaq, nënkryetari socialist i komisionit hetimor parlamentar për TIMS, Toni Gogu tha se dëshmia e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla në komision nuk mund të vazhdonte pasi jo të gjithë deputetët kishin certifikatë sigurie.

“Më vjen keq sepse sapo dëgjova një maskaradë paligjshmërie. E quaj maskaradë sepse vishet maska e paligjshmërisë dhe shoët, pra lozet me këto të dyja. Parlamenti po heton një nga çështjet e sigurisë kombëtare.  Një grup deputetësh duan të hetojnë por nuk janë pajisur me certifikatë. Sot votuam hetimin me dyer të mbyllura.  Ju e dini se kur kërkesat hidhen për votim janë proceduriale të thjeshta. Megjithatë ministri filloi dhe dëshmoi. Dëshmoi një pjesë të informacionit që nuk ishte sekret, kur e pyetën ministri tha se kam informacion për këtë por është sekret shtetëror dhe nuk mund të shkel ligjin. Pati deputetë nga radhët tona i cili tha kjo është përgjegjësi personale dhe nuk mund të shkelim ligjin. Ajo që duhet të kuptoni është se ne jemi të gatshëm të vazhdojmë punën e komisionit për të hetuar, kur ligji për sekretin hetimor na kërkon ne duhet të pajisemi me certifikatën e sigurisë. Kjo është shfaqje. Në shfaqje flitet. Është shfaqje popullore dhe argëtuese, big brother, aty flitet, në parlamentin e Shqipërisë është vend pune. Dëgjohen dëshmitarë në zbatim të ligjit”, tha ai.

Kerkesa e Ballës për të dëshmuar me dyer të mbylluara për shkak se çështjet mbi të cilat ai do të raportonte prekin informacion të klasifikuar, u miratua nga Komisioni pas tre orësh diskutime dhe debate, por megjithatë përfundoi duke u bojkotuar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026