“Ndihmë…”- Momentet e fundit të 40-vjeçares shqiptare që u vra nga burri, del foto

16 Maj 2024 | 10:11

Ka dalë fotografia e 40-vjeçares shqiptare nga Vlora, Enkelejda Danaj që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Eduart Pazait Danaj në Greqi.

Sipas burimeve nga mediat e huaja, shqiptarja u gjet e vdekur mëngjesin e së enjtes në mes të rrugës në Menidi me thikë në bark.

Sipas informacioneve, nga të dhënat e para të mbledhura nga Policia, rezulton se 40-vjeçarja, si në të shkuarën e afërt ashtu edhe një dekadë më parë, i është drejtuar tre herë autoriteteve dhe ka denoncuar bashkëshortin e saj të larguar për dhunë në familje.

Veçanërisht, denoncimi i parë është bërë më 3 prill 2013, ku gruaja ka denoncuar ndaj ish-partnerit të saj për shkelje të legjislacionit për dhunën në familje. Më pas burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori.

Ankesa e dytë është bërë më 18 shtator 2022 ku viktima ka denoncuar burrin e saj të larguar për kërcënime, lëndim fizik dhe abuzim verbal. Burri u arrestua sërish dhe u dërgua në prokurori. Në këtë pikë duhet theksuar se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit burrit i ndalohej të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që në vitin 2018.

Ankesa e fundit është bërë në 7 maj 2024, sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe abuzim verbal). Burri u arrestua dhe u dërgua në prokurori, por u lirua sërish të premten, 17 maj 2024.

40-vjeçares i është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informacione, udhëzime dhe materiale të printuara, për të marrë, nëse dëshiron, ndihmën e nevojshme materiale nga organet kompetente. Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një objekt pritës dhe deklaroi se nuk dëshiron.

Tashmë hetimet e drejtuesve të Policisë i janë drejtuar këtij njeriu i cili është në kërkim por ende nuk është gjetur.

“Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’”

Momentet e fundit dramatike që 40-vjeçarja përjetoi në Menidi para se të binte e vdekur nga thika e vrasësit, i përshkruan një banore i zonës, e cila lajmin tragjik e mësoi nga njëri prej klientëve në dyqanin e saj.

Siç tregon biznesmenia, e cila në atë moment ndodhej në dyqanin e saj, klienti dëgjoi vajzën që thërriste për ndihmë dhe njoftoi Policinë.

“Në mëngjes vij në orën 5:10, pi kafen dhe hyn një klient dhe më thotë ‘mbylle derën, mos e hap derën se kanë vrarë një vajzë këtu, kam marrë Policinë’. U tremba dhe nuk e pyeta, por edhe atëherë më thotë mos e hap derën. Më tha se vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’ dhe thirri policinë”, tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026