Partia e Salvinit do kërkojë heqjen e flamujve të BE-së para institucioneve italiane
Partia e ekstremit të djathtë të Italisë Liga njoftoi sot se do të kërkojë ndryshimin e ligjit për heqjen e flamurit të Bashkimit Evropian nga ndërtesat e institucioneve shtetërore.
Reuters raporton se presidenti i Ligës, Matteo Salvini, i cili është pjesë e koalicionit të kryeministrit Giorgio Meloni, po synon të mbledhë vota euroskeptike përpara zgjedhjeve evropiane të qershorit.
Senatori Claudio Borghi, i cili është kandidat në zgjedhjet e ardhshme të BE-së, tha se para zyrave duhet të jetë një trengjyrësh italian së bashku me flamujt e rajoneve të veçanta.
Ai bëri të ditur se do të paraqesë një projektligj për shfuqizimin e ligjit të vitit 1998, i cili kërkon që flamuri i BE-së të valojë në institucionet shtetërore.
Liga është pjesë e grupit të ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID) në Parlamentin Evropian, i cili përfshin Tubimin Kombëtar të Francës (RN), Partinë e Lirisë së Austrisë (FPO) dhe partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD).
Kjo parti fitoi 34 për qind të votave në zgjedhjet e BE-së, ndërsa sondazhet parashikojnë se në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kalojë 9 për qind.
Vëllezërit e Italisë së Giorgio Melonit pritet të fitojnë rreth 27 për qind të votave, duke i bërë ata partinë më të spikatur të krahut të djathtë italian.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës