“I shpëtoi vdekjes për një fije floku”- Presidenti tregon takimin me Ficon në spital

16 Maj 2024 | 16:14

Presidenti i sapozgjedhur sllovak Peter Pellegrini ka thënë se kryeministri Robert Fico “i shpëtoi vdekjes vetëm për një fije floku” pasi u qëllua disa herë në qytetin Handlova.

Gjatë një deklarate për media, pasi e vizitoi në spitalin Universitar FD Roosevelt, Pellegrini tha se nëse “plagët me armë zjarri do të ishin vetëm disa milimetra më shumë nga njëra anë, ne do të flisnim për të si një kryeministër i ndjerë tashmë”.

Ai tha se situata mbetet “shumë kritike”.

Presidenti i zgjedhur zbuloi dhe bisedën e shkurtër që pati me kryeministrin në spital.

“Doktori më kërkoi ta bëja vizitën shumë të shkurtër… ishte një diskutim shumë personal për atë se si ndihej dhe që jam shumë i lumtur që ai mbijetoi,” tha Pellegrini

“I thashë që qëndrojmë pas tij dhe po e mbështesim të gjithë që ta përballojë këtë situatë shumë të vështirë. Ai ishte me të vërtetë, shumë i lodhur dhe nuk ishte e mundur të flisja më gjatë apo për ndonjë situatë politike”, shtoi presidenti.

Pellegrini theksoi se gjatë kohës që kryeministri do të jetë në spital detyrat do të kryehen nga zëvendësi i tij në qeveri.

“Shpresoj që në ditët në vijim kryeministri të jetë në gjendje të marrë vendime, por ndërkohë zëvendëskryeministri do të marrë përsipër detyrat e tij”, tha Pellegrini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet

Organi ndërkombëtar që mbikëqyr procesin e paqes në Bosnjë nuk arriti të binte dakord të enjten për një kandidat për një të dërguar të ri...
20:16 | 04/06/2026

Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt

Presidenti rus Vladimir Putin iu përgjigj të gjitha pyetjeve të hapura në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare të Rusisë, ndërsa foli me gazetarët që mbulonin forumin...
20:13 | 04/06/2026

Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov iu referua deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së Marco Rubio në mbështetje të Ukrainës, duke thënë se ato tregojnë se...
20:06 | 04/06/2026