Atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Rama: I tronditur nga lajmi i tmerrshëm

15 Maj 2024 | 19:42

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico të mërkurën në qytetin Handlova.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama shprehet se është i tronditur nga lajmi i tmerrshëm ndërsa i uron shërim sa më të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë.

“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit ndaj kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur, të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim spektakolar”, ka shkruar Rama.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Handlova, rreth 136 km nga kryeqyteti Bratislava, teksa Fico kishte dalë nga një takim në një qendër kulturore. Autori i ngjarjes u vu menjëherë në pranga, ndërsa kryeministri sllovak u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026