Pr.ligji për pronat/ Tabaku: Mazhoranca sjell ligje për të mbrojtur korrupsionin
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku thotë se ligji për pronat, është një ligj që vjen i maskuar si propozim deputetësh, por në fakt është në funksion të biznesmenëve.
Sipas Tabaku ligji nuk ka asnjë interes për qytetarët e thjeshtë, por u shërben biznesmenëve.
“Pak ditë më parë bëri lajm në media që një ish-drejtori të policisë i kishin konfiskuar prona me të ardhura 10 mln euro. Sa kohë i duhet një shqiptari të bëjë këtë pasuri me punë të ndershme. Ky nuk është rasti i parë dhe as i vetëm. kemi shembuj që tregojnë fabulën e një korrupsioni të ngritur në sistem. Nuk mundet dot të angazhohen për të luftuar korrupsionin dhe të angazhohesh me ligje. Propozimi i Shalsit, si ndodh rëndomë propozimet u zhvilluan e ndryshuan nga një rregullim burokratik n një transferimi ligjor. Ky është ligji i 18 që kap shtetin. Anashkalon konsultimin publik, njësoj si ligji i zonave të Mbrojtura është i sponsorizuar. Vjen i maskuar si propozim deputetësh por është në funksion të biznesmenëve. Sot sektori me abuzimin më të madh është sektori i pronave. Kur ka një leje zhvillimi i japin të drejtën të prishë objektet që janë atje.’- tha Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në