Qeveria e Kosovës dërgoi letër në KiE, Shtuni: Lëvizje e shpejtuar, krijon përçarje
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku tha se letra e qeverisë së kosovës drejtuar KiE-së nuk ishte një ide e mirë.
Ai tha se është vonë për të dërguar një letër të tillë premtuese, ndërsa shtoi se kjo letër duket sikur ka nxitur edhe konflikte mes Kurtit dhe Osmanit.
“Mendoj se është shumë vonë për të dërguar një letër premtuese, apo zotuese si e deklaroi zonja Gërvalla, ishte shumë pak dhe shumë vonë. Nuk mendoj se është një lëvizje e besueshme dhe një lëvizje serioze, por është një lëvizje e shpejtuar sa për të kaluar gardhin.
Këtë e konfirmon edhe anashkalimi i presidentes së Kosovës në përpilimin e asaj letre të propozimit që iu dërgua këshillit të Evropës nga zonja Gërvalla që tregon edhe një përçarje mes zotit kryeministër dhe zonjës presidente në këtë rast. Kjo nuk është e mirë. Lëvizje të tilla gjithsesi nuk janë të mjaftueshme”,-tha Shtuni.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova njofton Këshillin e Evropës se po përgatit draft-statut për Asociacionin
- KE: Kosova kualifikohet për pagesa nga Plani i Rritjes, nëse i përmbush kushtet
“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë