“Ky është vëllai im, shpirti im”- Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

16 Maj 2024 | 21:17

Deputeti i Partisë Demokratike Tomorr Alizoti ishte këtë të enjte i ftuar në Euronews Albania ku ka komentuar përballjeN e kryeministrit Rama me kryeministrin Albin Kurti në samitin e mbajtur në Malin e Zi.

Alizoti tha se Rama tregoi një arrogancë dhe një narcizëm të madh ndaj njeriut që duhet ta përqafojë e ti thotë Europës se ai është vëllai ime dhe shpirti im pasi Rama shkon si kryeministër i shqiptarëve në atë takim.

“Ne shikojmë kryeministrin tonë i cili shfaq një arrogancë. Ai ka ikur në emër të shqiptarëve, të një vendi që është Kosova, ku është populli që ka vuajtur shumë dhe jo para 100 vitesh por para pak vitesh, është dhunuar, përdhunuar përçudnuar.

Kryeministri i Shqipërisë, duhet ta përqafonte Kurtin të tregonte që ai është vëllai im evropianëve, t’i thoshte ky është shpirti im, është njeriu im, jo të rrijë më një arrogancë. Por ky është njeri narcist, është njeri me çrregullime patetike. Po të ishte një europian ai do ngrihej do e përqafonte, do i lëpihej.

Ky bëhet pulë me të huaj dhe me skifter me popullin e vetë, i cili e paguan, e mban me taksa, një mësues vizatimi e ka bërë “superstar”. Ky nuk është faji i atij, kjo është teza që dëshmon degradimin e shoqërisë shqiptare, sepse ai ikën si kryeministër”,-tha Alizoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026