Autoritetet spanjolle kanë refuzuar lejen e një anijeje që transportonte armë për Izraelin të ankorohej në një nga portet e vendit.
“Kjo është hera e parë që e bëjmë këtë sepse është hera e parë që kemi zbuluar një anije që transportonte një dërgesë armësh në Izrael që dëshiron të hyjë në një port spanjoll”, tha të enjten ministri i jashtëm spanjoll José Manuel Albares.
“Kjo do të jetë një politikë konsistente me çdo anije që transporton armë në Izrael që dëshiron të hyjë në portet spanjolle. Ministria e Jashtme do të refuzojë sistematikisht ndalesa të tilla për një arsye të qartë: Lindja e Mesme nuk ka nevojë për më shumë armë, ka nevojë për më shumë paqe.”
Anija e mallrave me flamur danez, “Marianne Danica”, u nis nga India me 27 ton eksploziv, sipas gazetës spanjolle El País.
Ajo kishte kërkuar leje për të shkuar në portin juglindor të Kartagjenës më 21 maj.
LEXONI GJITHASHTU: