Shtëpia e Bardhë paralajmëron Izraelin se duhet të dërgohen më shumë ndihma në Gaza

17 Maj 2024 | 08:07

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Izraelin se duhet të dërgohen më shumë ndihma humanitare në Gaza në mënyrë që të zbutet kriza e vazhdueshme humanitare në mes të luftës së Izraelit kundër Hamasit.

Sipas CNN, sekretarja e shtypit për Shtëpinë e Bardhë, Karine Jean-Pierre wshtw shprehur se SHBA-ja është e shqetësuar për operacionet ushtarake përreth vendkalimin kufitar Rafah.

“Ky nivel ndihme mbetet i pamjaftueshëm. Dhe ne duam të vazhdojmë t’i bëjmë presion Izraelit që të rrisë nivelin e ndihmës që shkon në Gaza”, është shprehur ajo.

Jean-Pierre dha gjithashtu një përditësim mbi ndihmën humanitare, duke thënë se që nga 5 prilli më shumë se 7 mijë kamionë kanë hyrë në Gaza dhe se dje kanë hyrë gati 250 kamionë nëpërmjet kalimit Kerem Shalom në jug të Gazës dhe një vendkalimi të sapohapur në veri të saj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026