Mjekja Ina Zajmi: SHBA s’e ka miratuar ende vaksinën AstraZeneca pasi s’ka përfunduar testet klinike
Mjekja shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Ina Zajmi thotë se vaksina AstraZeneca nuk është aprovuar ende për përdorim atje pasi “nuk kanë përfunduar ende fazën e tretë të testimeve klinike”.
Aktualisht në SHBA janë aprovuar vetëm tre vaksina për t’u përdorur: Pfizer & BioNTech; Moderna dhe Johnson & Johnson. Mjekja Zajmi tha se vaksina e prodhuar nga kompanitë britaniko-suedeze AstraZeneca nuk ka aplikuar në Agjencinë e Barnave pasi nuk i ka mbyllur ende testet klinike.
Zajmi tha se në SHBA janë rreth 150 milionë njerëz që kanë marrë së paku një dozë prej vaksinave, ndërkohë që 16% e popullsisë kanë marrë dy doza. Krahasuar me Shqipërinë ajo tregoi se situata është shumë më përpara, pasi “në Shqipëri kanë marrë një dozë vetëm 0.2% e banorëve dhe dy dozat vetëm 0.02%”.
Për efektet anësore të rënda, nga autoritetet amerikane nuk ka pasur raportime shqetësuese.
Në lidhje me çështjen e vaksinimit apo jo të grave shtatzëna, mjekja tha se ai rekomandohet pasi gjendja e shtatëzanisë konsiderohet me risk të lartë hospitalizimi. Vdekshmëria prej infektimit nga COVID-19, sipas mjekes Zajmi “është 1.7 herë më e lartë te gratë shtatzëna”.
Zajmi tha se ishte vetë në pritje të një fëmije dhe i kishte marrë të dyja dozat e vaksinave.
“Nga studimet që janë publikuar, ka rezultuar se edhe foshnjet kanë përfituar imunitet pas vaksinimit të nënave,” – u shpreh mjekja shqiptare duke nënvizuar përfitimet prej vaksinimit.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania