Tetë të vdekur në Shqipëri nga Covid-19

31 Mars 2021 | 17:35

Tetë qytetarë të konfirmuar pozitivë me Covid-19 kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa janë evidentuar edhe 434 raste të reja.

Të dhënat bëhen publike nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thotë se në spitale aktualisht po marrin trajtim mjekësor 271 pacientë, 9  janë në terapi intensive, nga të cilët dy të intubuar.

Personat që kanë ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve të shkaktuara nga coronavirus janë të moshave nga 46-93 vjeç.

Ndër 12 qarqet e Shqipërisë, qarku i Tiranës është më i prekuri nga pandemia, të paketën, kështu raportohet në të dhënat ditore, që publikon Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri kanë ndërruar jetë 2235 pacientë, ndërsa sipas mjekëve, shumica e tyre kanë vuajtur nga sëmundje të tjera shoqëruese.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në daljen e sotme për mediat tha se situata epidemiologjike është e qëndrueshme, dhe për këtë vendosi që maturat shtetërore në të gjithë vendin të vijojnë mësimin fizik në shkolla, duke respektuar me rigorozitet masat mbrojtëse kundër Covid-19.

Mira Rakacolli, zv.ministrja e Shëndetësisë u shpreh këtë të mërkurë se masat kufizuese aktuale do mbesin në fuqi.

“Duke u bazuar në këto shifra, ekspertët e komitetit mendojnë se situata mbetet e qëndrueshme. Maturat të fillojnë mësimin në klasë. Kjo është një masë, ku vijimësia e të cilës do të varet nga shifrat. Maturat duhet të zbatojnë me rigorozitet protokollet nga infeksioni. Masat e tjera do të mbeten njëlloj”, tha ajo.

Lexoni gjithashtu: 

Komiteti Teknik i Ekspertëve: Matura do të fillojë mësimin në klasë

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026