38 mijë pensione private/ Shtohen punonjësit me kontribute vullnetare
Shqipëria numëron 38 mijë punonjës që paguajnë kontribute vullnetare. Vitin e kaluar në skemën e pensioneve private u shtuan 2000 njerëz, shumica prej të cilëve femra që punojnë në sektorin privat.
Përveç pensionit shtetëror, qytetarët po drejtohen edhe në skemat e pensionit privat. Janë 38 mijë punonjës në Shqipëri që derdhin kontribute shtesë për të marrë pensione të larta në të ardhmen. Shifrat tregojnë se më shumë se 2000 individë shtohen çdo vit në këtë skemë.
Në fund të vitit 2023, vlera e parave të investuara në këto fonde kapi shifrën 67 milionë euro, duke shënuar një rritje vjetore 18%.
Interesi më i madh për të marrë një pension nga kompanitë private është për gjininë femërore me 19 500 pjesëmarrëse, kundrejt 18.500 meshkujve.
Por si funksionon skema private e pensioneve në krahasim me atë shtetërore dhe çfarë përfitimesh ka?
Bëhet fjalë që një pjesë e kontributit nga puna të derdhet në fondin e kompanive të sigurimit, dhe ai rimerret moshën e pleqërisë.
Kështu, nëse një individ kontribuon çdo muaj nga 5,000 lekë për 10 vjet në, ai do të përfitojë një pension mujor prej 8,200 lekësh për 10 vite pensionimi. Sipas këtij modeli, përfitimi rritet nëse kontributi që anëtari zgjedh të derdhë do të jetë më i madh.
LEXONI GJITHASHTU:
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)