Ducati nderon Senna-n
Ayrton Senna nuk ishte thjeshtë një fans i makinave të shpejta, përkundrazi ai ishte një i apasionuar pas motorëve dhe saktësisht pas modelit Ducati 851 SPK. Në Sao Paulo dhe Monaco, Senna shihej rregullisht mbi motorin e preferuar. 30 vite pas ndarjes nga jeta, Ducati përkujton legjendën braziliane me edicionin special Monster Senna. Bazuar në modelin 937cc dhe motorrin Testastretta, Monster Senna ka ngjyrat e helmetës që mbante Ayrton.

111 kuaj fuqi nga motorri dy cilindërsh, amortizatorë Öhlins dhe sistemin e frenimit Brembo Stylema. Ducati Monster Senna ofron një performancë të vërtetë sportive. Monster Senna është gjithashtu 4.5 kg më i lehtë se versioni standart i Ducati Monster, që peshon 174.6 kg pa karburant. Do të prodhohen vetëm 341 motorrë të tillë dhe sejcili do të ketë pllakën e tij me emrin dhe numrin përkatës, si dhe një mbulesë të dedikuar.
Kompania Ducati nuk e ka shpallur ende çmimin por e prezantoi Monster Senna’n në pistën Enzo dhe Dino Ferrari në Imola. Një tjetër ceremoni prezantuese do të zhvillohet përpara garës të dielën. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, Claudio Domenicali u shpreh i nderuar për mundësinë e përkujtimit të një kampioni të tillë.
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë




