Festivali “Watch Through” bën bashkë në Shkup intelektualë, historianë e aktivistë
Festivalit ‘Watch Through’ mblodhi këto ditë në Shkup, shkrimtarë, historianë dhe aktivistë nga vendet e Ballkanit për të diskutuar për sfidat e shoqërisë, luftërat, artin dhe mënyrën sesi intelektualët e angazhuar mund të ndërtojnë një të nesërme më të mirë.
Në panelin e ditës së parë të festivalit që organizohet nga Qendra për Bashkëpunim Ballkanik-LOJA, morën pjesë shkrimtari Ben Blushi dhe historiani nga Bosnje Hercegovina, Nihad Kresevljakovic.
Blushi theksoi se letërsia i ka mbijetuar luftërave, por do të jetë sfidë t’i mbijetojë epokës së inteligjencës artificiale.
“Nuk duket se letërsia dhe arti ndihmojnë në ndalimin e luftës. Ne si racë njerëzore prodhojmë art të bukur, kimi, teknologji, por ende kemi luftëra. Unë jam nga gjeneratat që nuk kanë parë asnjë luftë. Nihadi ka jetuar në Bosnje dhe ka përjetuar gjëra të tmerrshme, por në shtetin tim nuk ka pasur asnjë luftë. Gjyshi im ka luftuar në Luftën e Dytë Botërore, dhe kur dolëm prej komunizmit menduam se ky ishte fundi, se mbaruan luftërat. Por, kemi luftëra në Lindjen e Mesme, dhe mund të kemi luftëra gjithandej botës. Çfarë na shqetëson neve më së shumti tani? Gjëja më e madhe e të kaluarës është Zoti, që nuk mund ta shpjegojmë, por çfarë është e panjohura më e madhe e së ardhmes? Mendoj se është teknologjia, inteligjenca artificiale. Letërsia u ka mbijetuar luftërave, por a do t’i mbijetojë inteligjencës artificiale?” – tha Blushi.
Historiani dhe producenti nga Bosnjë e Hercegovina, Nihad Kresevjakoviç, gjatë panelit shpjegoi rrugëtimin e vështirë të artit në Sarajevë edhe gjatë luftës së përgjakshme në ish-Jugosllavi.
“Arti dhe kultura janë nevoja bazike njerëzore, siç është ajri, uji dhe të tjerat. Si e dimë këtë është se gjatë rrethimit të Sarajevës, ne kemi pasur më shumë se 3 mijë ngjarje të ndryshme kulturore. Gjatë katër viteve rrethim, ne kemi pasur 57 shfaqje teatrale që është ndoshta jo më shumë, por sa kemi tani në Sarajevë në kohë paqeje. Ato numra nuk kanë shumë rëndësi nëse nuk përmendim publikun. Ishte e mbushur me njerëz”, u shpreh Kresevjakoviç.
Festivali “Watch Through”, i kthyer tashmë në një traditë, synon të krijojë sinergji që stimulon ndryshime pozitive në shoqëri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Fitoi Festivalin, djali i këngëtares së njohur: U thye miti i artistëve të mëdhenj
- Festivali shumëngjyrësh orkidesë në Londër, lajmërohet zhdukja e shumë llojeve
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta