“Rusia mund të rrisë sulmet në Kiev/ Zelensky thirrje aleatëve për mbrojtje

18 Maj 2024 | 20:13

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia mund të rrisë sulmet e saj në verilindje të Ukrainës pas arritjeve të fundit pranë qytetit të Kharkiv.

Trupat ruse janë përpjekur të ecin përpara ndërsa forcat e armatosura të Ukrainës përpiqen të mbështesin një vijë të dobësuar të frontit.

Zelensky tha gjithashtu se flota ajrore e vendit mungonte dhe u bëri sërish thirrje aleatëve  që të dërgonin më shumë armë dhe avionë luftarakë.

“Sot kemi rreth 25% të asaj që na nevojitet për të mbrojtur Ukrainën. Që Rusia të mos ketë epërsi ajrore, flota jonë duhet të ketë 120 deri në 130 avionë modernë”, tha Zelensky për aftësitë ajrore të Ukrainës”

SHBA miratoi së fundmi një paketë të re ndihme prej 61 miliardë dollarësh (48 miliardë £) për Ukrainën, e cila përfshin mbështetje ushtarake.

Forcat ruse kohët e fundit filluan një ofensivë verore, duke rrëmbyer një numër fshatrash në kufirin veri-lindor të Ukrainës pranë Kharkiv  qytetit të dytë më të madh të vendit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026