“Kam kaluar njerëz kontrabandë në Itali”, skafisti i Vlorës: Kur nisi droga e lashë

18 Maj 2024 | 19:05

74-vjeçari nga Vlora, i cili e ka pasur gjithë jetën e tij të lidhur ngushtë me detin, rrëfen se krahas peshkimit, është marrë edhe me kalimin e njerëzve nga Shqipëria drejt brigjeve të Italisë.

Serveti tregon se në fillim të viteve 90 vinin mediat italiane për t’i intervistuar për këtë aktivitet, që sipas tij bëhej sepse nuk kishin alternativë tjetër për të punuar.

Serveti thotë se kur erdhi momenti që nëpërmjet gomoneve nisi kalimi i drogës në vend të njerëzve, ai hoqi dorë.

“Kam punuar dhe kontrabandë. Të gjithë skafet i mbanim këtu.  Skafet vinin nga të gjithë Shqipëria. Çonim njerëz në Itali.  Rrugën e parë e kemi bërë në vitin 1995. Për çdo person që çoja merrja 1 milion lireta. Pastaj vajti 500. Më vonë u rrit prapë sepse kinezët jepnin 1500 dollarë. Filluam me gomone sepse është më e sigurt. Gomonia është më e sigurt. Në ’97 e lamë këtë punë. Të tjerët e bënë. Pastaj filluan me mall, po unë nuk e bëja dot. Është një e vërtetë që nuk e largon dot”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026