Mesazhet e garës elektorale, Mëhilli ”gjen gabimet”: Basha po shkon drejt stilit të Berishës

31 Mars 2021 | 20:02

Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli, e pranishme në Euronews Albania thekson se fushata aktuale në krahasim me fushata e mëparshme është më e varfër. Ajo pohon faktin se partitë nuk po shpenzojnë më para siç bëni dikur nëpër mitingje, por janë fokusuar kryesisht në spote televizive dhe në rrjetet sociale.

“Ka një ndryshim midis kësaj fushate dhe të tjerave. Duket një fushatë disi më e varfër, partitë nuk po shpenzojnë shumë për imazhin siç kanë bërë dikur, me evente dhe tani janë më të përqendruara në spote televizive dhe në rrjetet sociale. Në fakt këto fushata e fundit kanë qenë të tilla, pa shumë shpenzime dhe kjo është gjë e mirë me thënë të drejtën”, tha ajo.

Si një njohëse e mirë e komunikimit politik, znj. Mëhilli theksoi se fushata që po bën Basha ngjason me atë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku pjesëmarrja e madhe e qytetarëve nxit frymë dhe entuziazëm në elektorat.

Ajo thotë se kryeministri Edi Rama po e përdor tubimin e opozitës, për të sulmuar kreun e saj duke e cilësuar si një kandidat për kryeministër, i cili nuk mban përgjegjësi dhe nuk do t’ia dijë për shëndetit e qytetarëve.

“Fushata e z. Bashës duket po shkon drejt stilit të një fushate të Berishës, me takime  masive, të cilat rrisin entuziazmin dhe frymën. Sigurisht se është një fushatë atipike në kohë pandemia dhe z., Rama po e përdor, për të theksuar papërgjegjshmërinë e një kandidati për kryeministri, por nuk po shohim që qeveria nuk po merr asnjë masë, nuk ka as gjoba, as kufizime, pra edhe ai po e përdor”, theksoi ajo.

Për eksperten e komunikimit dobësia kryesore në sferën politike shqiptare është që kandidatët nuk pranojnë të zhvillojnë debat publik përballë njëri-tjetrit.

“Ka ndryshuar dhe kohërat për mendimin tim. Ka ikur koha e mitingjeve, sepse masiviteti  i mitingjeve nuk të trenon asgjë, as fitore dhe asgjë dhe mesazhet mund ta përçosh edhe me takimet që bën me bizneset, sepse mesazhin e përcjell.  Që nga viti 2002, kur ka pasur përballja Nano-Berisha, ne nuk kemi parë më përballje. Është për të ardhur keq. Tani nga mos-përballje liderësh, kemi mos-përballje mes kandidatëve”, tha ajo.

Përballë gazetares Bruna Çifligu, ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli komentoi raportet e publikuara nga Tranparency International dhe nga DASH për Shqipërinë, për të cilat tha se problemet kryesore, të cilat citoheshin në gjetjet e tyre, janë mos-ndëshkueshmëria dhe fenomeni i korrupsionit.

“Dy çështjet kryesore që nxirrnin në pah këto dy raporte ishin:, mos-ndëshkueshmëria dhe korrupsioni që kishte kapur degët e ekzekutivit. Pandëshkueshmëria është problemi më i madh që ka shporuar shtetin shqiptar gjatë gjithë viteve të tranzicionit. Është kambanë alarmi për të gjithë, për qeverinë, për opozitën, por edhe një sfidë për drejtësinë e re, për publikun dhe për mediat”, tha Mëhilli.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026