Megaoperacioni i SPAK, lihet në fuqi masa “arrest me burg” për 9 persona (Emrat)

19 Maj 2024 | 15:40

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat arrest në burg për 9 të arrestuarit ku u goditën 7 grupe kriminale.

Euronews Albania ka arritur të mësojë 8 emrat  janë zbardhur deri më tani që janë për masë sigurie: Miri Bruli, Naim Stafuka, Armando Ndreca, Robert Laçi, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Deivis Bajramaj, Drianto Bardhi dhe një person tjetër identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Avokatët kane kërkuar që arrestimi mos të quhet i ligjshëm duke pretenduar se nuk faktohet se i kujt është numri që shërben për përdorimin e SkyEcc. Në përgjimet e SPAK, kanë dalë bisedat mes të arrestuarve qe u përkasin grupeve kriminale. Vetëm këto përgjime janë 20 fashikuj.

Kujtojmë se pak ditë më parë SPAK finalizoi një operacion ku u lëshuan 50-urdhër arreste.

Nga ky operacion u goditën disa grupe kriminale të cilat operojnë brenda dhe jashtë vendit.

Nga 50 urdhër arreste në total, 14 prej tyre janë ekzekutuar në vendin tonë, ndërsa 6 të tjera jashtë shtetit, konkretisht 2 në Itali, 1 në Gjermani, 1 në Spanjë dhe 2 në Belgjikë. 30 të tjerë janë ende në kërkim, mes tyre edhe ish-deputeti i PS, Arben Ndoka.

Ndërkoh137, me dt. 20.05.2024 ora 10:00 do t137 zhvillohet seanca gjyqesore për 5 të arrestuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026