Vdekja e Presidentit Raisi, çfarë ndryshon tani në Iran: Sfidat e regjimit

20 Maj 2024 | 10:34

Mediat ndërkombëtare kanë bërë një analizë të asaj që mund të ndodh në Iran pas vdekjes në një akisdent ajror të Presidentit të vendit, Raisi. SkyNews shkruan se kjo është një kohë delikate për Iranin. Presidenti Raisi ishte njeriu i dytë më i rëndësishëm në Iran, pas Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Vdekja e tij, tashmë e konfirmuar, do të ketë pasoja të mëdha, sipas mediave të huaja.

Megjithëse Khamenei është përpjekur të qetësojë vendin në orët e fundit, regjimi e di shumë mirë se ky është një moment i rrezikshëm që duhet trajtuar me kujdes.

Republika Islamike ka mekanizma për ta mbrojtur regjimin në ngjarje si kjo dhe Garda Revolucionare, e cila u themelua në vitin 1979 pikërisht për këtë qëllim, do të jetë lojtari kryesor në atë që do të vijë më pas.

Zv. presidenti Mohammed Mokhber do të marrë kontrollin e vendit dhe zgjedhjet e reja do të mbahen brenda 50 ditëve.

Mokhber nuk është aq i afërt me Udhëheqësin Suprem sa ishte Raisi dhe nuk pritet të gëzojë pozitën e tij, por ai ka drejtuar financat e Khameneit për vite me rradhë dhe vlerësohet se ka ndihmuar Iranin të shmangë disa nga sanksionet e shumta ndërkombëtare.

Pasardhësi i Raisit ka shumë të ngjarë të jetë kandidati i zgjedhur i Udhëheqësit Suprem dhe sigurisht një tjetër ultra-konservator i vijës së ashpër.

Një zhvendosje drejt një lideri të moderuara ka shumë pak gjasa të ndodhë.

SkyNews shkruan se nuk duhet të presim ndonjë ndryshim të rëndësishëm në aktivitetet e jashtme të Iranit, përfshirë rolin në Gaza .

Megjithatë, pas vitesh demonstratash antiqeveritare pas vdekjes së Mahsa Aminit në vitin 2022, ky mund të jetë një moment që lëvizja protestuese të ngrihet dhe të dalë përsëri në rrugë.

Ka gjithashtu shumë grupe disidente brenda Iranit, duke përfshirë një degë të Shtetit Islamik – të cilët mund të përfitojnë nga kjo situatë.

Raisi u zgjodh president në vitin 2021 me një pjesëmarrje prej 41%, që ishte më e ulëta që nga revolucioni i vitit 1979.

Ai nuk ishte një figurë që mbështetetj nga i gjithë vendi dhe shumë brenda Iranit do të festojnë vdekjen e tij.

Afatgjatë, vdekja e Raisit do të ketë pasoja për liderin suprem.

Ai u konsiderua një nga dy kandidatët kryesorë për të pasuar Ayatollah Ali Khamanei pas vdekjes së tij – tjetri ishte djali i Khamaneit, Mojtaba.

Për iranianët fetarë dhe konservatorë, vdekja e Raisit do të jetë një humbje e madhe; megjithatë për shumë, do të jetë vdekja e një njeriu që kishte gjak në duart e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026