Lajçak i gatshëm për takim të ri për dinarin në Bruksel
Emisari special i BE-së Miroslav Lajçak ka folur rreth takimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për dinarin.
Në një postim në rrjetin sociali X, ai ka thënë se në takimin ndërmjet kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për atë që “ai e sheh si raundin final të diskutimeve për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës”, nuk është arritur asnjë marrëveshje.
“Dhe është e paqartë se si kjo do të ndikojë në jetën e përditshme të komuniteteve të prekura në Kosovë. Unë mbetem i gatshëm të pres një takim tjetër për këtë temë, me kusht që palët të tregojnë gatishmëri të vërtetë për të arritur një marrëveshje”, ka shkruar diplomati sllovak.
Lajçak ka folur rreth takimeve tjera gjatë javës, përfshirë konsultimet politike në Ministrinë e Jashtme në Helsinki, takimin me presidentin e Finlandës Alexander Stubb, takimin në Podgoricë, i cili mblodhi së bashku zyrtarët e BE-së që merren me Ballkanin Perëndimor dhe kryetarët e delegacioneve të BE-së.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet