Fakte dhe statistika nga Imola
20 Maj 2024 |
14:21
Max Verstappen arriti fitoren e tretë rradhazi në Imola pas vitit 2021 dhe 2022 por këtë herë nuk ishte një shëtitje për holandezin që iu desh ti rezistonte sulmit të Lando Norris në xhirot e fundit. Në vazhdim do t’ju njohim me disa prej statistikave në garën e Emilia-Romagna’s që u transmetua në Euronews Albania.

- Verstappen barazoi rekordin e Michael Schumacher me 3 fitore rradhazi në Imola. Kjo ishte fitorja e 59-të e tij dhe e 49-ta prej startit të vitit 2021.
- Holandezi u ngjti në podium për të 104-tën herë duke zbritur Kimi Raikkonen në vendin e 7-të në histori.
- Përpara garës në Miami, Verstappen I fitonte garat me një diferencë prej 14.352”.
- Imola ishte gara e tretë rradhazi këtë sezon që Verstappen dhe Norris përfundojnë në dy vendet e para.
- Norris siguroi podiumin e tretë rradhazi në Imola, të 17-in në karrierë dhe për të tretën garë u zgjodh Piloti më i Mirë nga tifozët.

- Fundjava solli paraqitjen më të mirë për McLaren në Imola pas vendit të dytë nga Raikkonen në vitin 2003.
- Vendi i tretë i Leclerc ishte podium i parë për Ferrarin në Imola pas fitores së Michael Schumacher në vitin 2006. Podiumi i katërt për monegaskun që u ngjit në vendin e dytë në klasifikimin e pilotëve.
- Oscar Piastri u rendit për të tretën garë në vendin e katërt pa arritur ende në podium.
- Carlos Sainz u rendit për të tretën garë në vendin e pestë, duke përsëritur paraqitjen e më të mirë në Imola.
- Hamilton u rendit sërish në vendin e gjashtë pas Miami’t, rezultatet e tij më të mira deri tani.
- Mercedes coi për të parën herë dy makina në 7 vendet e para.
- Vendi i 8-të për Sergio Perez ishte paraqitja më e dobët deri tani.
- Yuki Tsunoda u fut në zonën e pikëve për të katërtën garë në 5 të fundit.LEXONI GJITHASHTU:
- Formula 1 starton sezonin evropian
- Mercedes fiton më shumë se kushdo në Formula 1
Lajme të Sugjeruara
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Maks Vershtapen duket se do të largohet në fund të sezonit nga Red Bull, me Aston Martin që ka gati ofertën. Holandezi dëshiron një aventurë...
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Lando Norris e mbylli vitin 2024 me klasin e fitores në “Abu Dhabi Grand Prix” pas një pilotimi dominues. Britaniku në këtë mënyrë siguroi një...
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
I fundit pole position i vitit 2024 në Formula 1 i përket Lando Norris. Anglezi vendosi kohën më të shpejtë në Abu Dhabi aty McLaren...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
