E pazakontë| Pacienti shkon të operojë gjurin e majtë, i operojnë të djathtin

21 Maj 2024 | 14:54

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një shqiptar nga Kosova, i cili ka zgjedhur të operojë këmbën e majtë në një prej spitaleve të Shkupit.

Pas problemeve me gjurin e majtë, Remzi Toçilla, nga qyteti i Ferizajt ka lënë takim në klinikën private në Shkup për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale.

Por pas daljes së narkozës, ai vuri re se mjekët i kishin operuar gabimisht gjurin e djathtë në vend të atij të majtë.

Toçilla tha se mjekët duke qenë se kishin gabuar, u munduan të justifikoheshin se gjuri i majtë i dëmtuar, kishte bërë që t’i shfaqeshin problem dhe në këmbën tjetër.

“Pas operimit dola në dhomën ku isha i vendosur. Pasi më kaloi anestezioni e vërej se nuk ishte në pyetje këmba e majtë, por e djathta. Po e pyes mjekun: Mjek ç’ka u bë? Unë erdha ta operoj këmbën e majtë. Ç’ka është kjo kështu? Më tha: Vur re se duke tentuar ta mbrosh këmbën majtë e ke dëmtuar të djathtën, ndaj që vendosa ta operoj.

Kur erdhi gruaja aty, se ajo priste jashët pasi të kryhej vizita e mjekut. Kur erdhi u habit krejt. Tani edhe vëllai ishte jashtë duke pritur… U habitën krejt! “, tha Toçilla.

Pasi përfaqësues të spitalit e kishin kuptuar gabimin, i ofruan që t’i operojnë edhe gjurin e majtë falas, por ai i refuzoi. Situata mori një rrjedhë tjetër, kur Toçilla konsultohet me mjek të dytë, i cili i thotë se nuk ai nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale në asnjë nga këmbët.

“Jam konsultuar edhe me mjekun tjetër. Më tha shyqyr që nuk ta kanë dëmtuar këmbën e djathtë. Kanë tentuar të bëjnë diçka, por nuk kanë bërë asgjë. As nuk ta kanë dëmtuar dhe asgjë tjetër, e ke në të njëjtën gjendje. Kanë improvizuar më shumë. Unë të propozj që mos të vazhdosh më tutje, asnjë intervenimi kirurgjikal“, tha Koçilla.

Pacienti nga Ferizaj kishte paguar 1700 euro për ndërhyrjen, e në fund në vend se të shërohet, ai detyrohet që të shpenzojë edhe më shumë para duke angazhuar avokat për ta gjetur drejtësinë.

Spitali privat ka refuzuar të komentojnë rastin, për shkak se çështja është tashmë në një process hetimor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026