“Pacienti nuk merrte dot frymë”- Kirurgu Caushi bën operacionin e parë të trakesë
Shefi i Kirurgjisë Torakale te “Shefqet Ndroqi”, Fatmir Caushi, ka rrëfyer në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews operacionin e parë të trakesë të kryer në Shqipëri.
Caushi tha se pacienti që iu nënshtrua operacionit të rrallë kishte kaluar një kohë të gjatë i intubuar, pasi ishte në gjendje kome, gjë që i kishte sjellë edhe problemin në rrugët e frymëmarrjes.
Ai tha gjithashtu se pacienti në fjalë mezi merrte frymë kur shkoi të kryente operacionin, i cili sipas tij, ishte një ndërhyrje tejet e vështirë dhe e parealizuar më herët në vendin tonë.
“Ky kishte një ngushtim të trakesë, si pasojë e një intubimi të zgjatur. Një pacient që kishte kaluar në gjendje komatoze, kishte qëndruar për një kohë të gjatë i intubuar dhe nga mosfurnizimi me gjak normalisht i këtyre kërceve, këto fillojë dhe tjetërsohen e shtrembërohen.
Trakeja ka një lumer me një diametër te 2.5 mm dhe te ky pacient kishte kaluar te 2 mm. Intubimet e zgjatura quhen ato që janë mbi 10 ditë. Pacienti u paraqit në një situatë që e kishte të pamundur të merrte frymë. Ky ishte rasti i parë i kësaj lloj ndërhyrjeje në Shqipëri. Rasti ishte i komplikuar dhe operacioni zgjati rreth 2 orë ose 2 orë e gjysmë”, tha Caushi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës
- 08:22 Jordania rrëzon 8 raketat iraniane
- 08:15 Dy të vrarë nga sulmi me raketa ruse në Kiev pas marrëveshjes për dronë midis Ukrainës dhe BE-së (VIDEO)
- 08:14 SHBA vendos tarifa për importet braziliane