Muzeu Etnografik në Elbasan drejt restaurimit, prezantohet projekti
Muzeu Etnografik në Elbasan, shtëpia dykatëshe e shekullit të 18-të do të restaurohet.
Godina i është nënshtruar restaurimit vetëm një herë dhe nevoja për ndërhyrje është e madhe.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore ka prezantuar projektin në ambientet e muzeut dhe pritet miratimi nga Ministria e Kulturës.
“Projekti konsiston në pjesën e ristaurimit të muzeut të fasadave të çatisë. Projekti është parqitur për shqyrtim pranë Ministrisë së Kulturës pas realizimit e cila është kryer nga drejtoria rajonale Trashigimisë Kulture. Duke qenë që objekti është një monument kulture i kategosisë së parë i një rëndësie të veçantë për arkitektonikën e qytetit të Elbasanit, shumë shpejt presim miratimin e projektit”, tha Dhimitraq Pishka, DRTK Korçë.
Shtëpia është shpallur Monument Kulture i Kategorisë I në 15 janar 1963, duke u dalluar për arkitekturën e veçantë dhe ndër më të bukurat në llojin e vet në trevën e Elbasanit.
“Muzeu Etnografik I qytet të Elbasnit është një shtëpi karakteristike me çardak, është shpia e familjes Sejdini. Ristaurimin e plotë të saj e ka pësuar nga 1982 deri ne vitin 1986 kur ështe bërë dhe çelja e këtij këtij monumenti të kulturës për publikun”, tha drejtori i Muzeut, Klinton Kapaj.
“Ikona e Elbasnait, nuk është thjeshtë dhe vetëm ikona e Elbasanit por e të gjithë treves së Elbasnait, për arsye se është I vetmi muze etnografik në qarkun e Elbasnait. Është një projeklt I cili do ta rivitalizoje, të paktën nga pjesa e jashtëme të çatisë asaj që është me emergjente çardakun. Me thenë të drejtën ishim ne një situatë emergjente ku çatia dontë një ndërhyrje të shpejte, kishte kohe që dontë dhe me këtë ndërhyrje behet me e pranueshmë edhe për vizitorët”, tha Artur Guni, Drejtor i Agjencisë së Turizmit në Bashkinë e Elbasanit.
Muzeu Etnografik në Elbasan ka marrë vëmendjen dhe interesin e turistëve, të cilët përmes eksponateve kanë mundësinë të njihen edhe me jetën e dikurshme të një familje qytetare elbasanase.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta